Pamjet e kamerës së sigurisë kanë nxjerrë pamjet e reja nga momenti tmerrues kur ekstremisti islamik sulmoi nga mbrapa një oficere femër në aeroportin Orly të Parisit përpara se t’i merrte armën.

Pamjet e sulmit të së shtunës tregojnë një person i cili kap nga shpatullat oficeren pasi hodhi në tokë një çantë. Agresori, Ziyed Ben Belgacem, u qëllua për vdekje brenda 3 minutave gjatë sulmit të oficeres.

Incidenti shkaktoi panik dhe bëri që të mbyllej për disa orë aeroporti i dytë më i madh i kryeqytetit të Francës.

Pamjet e siguruara nga Associated Press, tregojnë 39-vjeçarin që përpiqet t’i marrë armën oficeres, por u vra përpara se të hapte zjarr.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb