Një ngjarje e bukur dhe gazmore i ka ndodhur sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Sadiku i cili ndodhej afër fushave të stërvitjeve në San Pedro de Pinatar të Spanjës, ndërsa po fliste me dikë në telefon në gjuhën italiane. Afër tij rrinë katër fëmijë spanjollë, të cilët qeshin pas çdo fjale në italisht që thotë Sadiku dhe përpiqen ta imitojnë atë. Pasi e ndërpreu telefonatën, Sadiku u ul pranë tyre. Fëmijët nuk e njihin dhe dëshironin të dinin se kush është dhe për kë luan. Derisa Sadiku u sqaron se ka luajtur në Euro 2016 dhe se ka shënuar gol, të rinjtë i kërkojnë fakte për këtë. Sulmuesi shqiptar  nxjerr telefonin dhe ua tregon videon e golit kundër Rumanisë.

“Ky nuk je ti”, thotë njëri prej të rinjve, Në fakt, pamja e fytyrës së Sadikut ka ndryshuar pak, pasi së fundmi ai iu nënshkrua një ndërhyrje kirurgjike në hundë prandaj  edhe po mban një mbrojtëse plastike në fytyrë gjatë stërvitjeve.

Më pas fëmijët kërkojnë të shohin edhe një herë videon. Pastaj shihen të befasuar, kërkojnë madje edhe fanellën dhe firmën e Sadikut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: