Pak kohë më parë një histori e ngjashme ndodhi me Cristiano Ronaldo-n. Në nder të futbollistit të Realit, emri i tij iu vendos një aeroporti në Portugali ku në hyrje do ishte edhe statuja e 32-vjeçarit. Në momentin që u zbulua ajo linte shumë për të dëshiruar dhe autori e ribëri atë.

Pothuajse e njëjta gjë i kandodhur edhe Diego Armando Maradonës sot. Argjentinasi ishte i ftuar në Kalkuta të Indisë për të përuruar statujën e tij prej bronzi, tre metra të lartë, që kujton momentin kur “El Pide de Oro” ngriti lart Kupën e Botës në vitin 1986 në Meksikë.

Por, sikurse në rastin e statujës së Cristiano Ronaldo, lë shumë vend për diskutim ngjashmëria e veprës me pamjen e atëhershme të legjendës së futbollit.

Vetë Maradona ka mbetur i befasuar kur e po statujën për herë të parë. Madje edhe komentuesit në rrjetet sociale nuk e kanë kursyer talljen dhe ironinë me statujën e “El Pide de Oro”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: