Tiranë – Paraditen e sotme një dron fluturoi mbi kokën e kryeministrit, Edi Rama me një mesazh aspak të zakontë, në kohën që ai ishte duke mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e inagurimit të Bunk’Art2.
Në dron ishte varur një pankartë në të cilën shkruhej “Edvin Kristaq Rama kërko falje për vrasjen e Havzi Nelës”, poetit disident nga Kukësi, i cili me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor u ekzekutua me varje më 10 gusht 1988, në mes të qytetit të Kukësit.

Fillimisht u fol se dronin e ngritën në shenjë proteste ish-të përndjekurit politikë por në fakt autorët janë të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Ata kanë bërë një video të shkurtër, të publikuar nga Jeta Osh Qejf ku tregojnë pa patur frikë fytyrat e tyre edhe pse shumë efektivë të Gardës së Republikës janë vënë në ndjekje. Nga pamjet shihet qartësisht kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi si edhe anëtarit të këtij forumi Indrit Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb