Masteri i Romës nuk ka shkuar aspak siç e priste tenistja Karolina Pliskova. Në ndeshjen e fundit çekja është mundur nga Maria Sakkari dhe ky rezultat nuk i ka pëlqyer aspak si pasojë edhe mënyrës sesi rrodhën ngjarjet.

Një pikë e hequr nga gjyqtarja ka mbushur me mllef Pliskova-n gjë e cila ka bërë të shpërthejë në fund.

Pasi përfundoi përballja, tenistet u drejtuan nga gjyqtarja për t’i dhënë dorën, por në vend që të bënte këtë, Pliskova goditi disa herë me raketë karrigen, duke lënë të shtangur kundërshtaren e saj.

Tashmë, pritet një dënim shembullor për tenisten çeke.

(BalkanWeb)