Janë publikuar pamjet pas grabitjes së dy makinëve me para të një banke të nivelit të dytë në rrugën pranë Rinasit. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në rrethana që ende pritet të sqarohen nga policia. Ndërkohë janë ngritur post-blloqe në Tiranë për kapjen e autorëve. Dyshohet se sasia e parave që është grabitur të jetë mbi 100 mijë euro.

Pesë autorët e kamufluar me veshje të zeza kanë goditur në pjesën ballore të një prej makinave dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë thasët me para. Autorët kanë arritur të marrin 7 thasë me para, të cilat ishin me ngjyrë të zezë dhe bezhë.

Mësohet se pasi grabitën paratë ata kanë djegur makinat e tyre pranë urës së Limuthit, afër Qafë-Kasharit. Dyshohet të jetë i njëjti grup që kreu vjedhjen më 3 dhjetor 2015.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: