TIRANË- Komunikimin me ndjekësit e tij në Facebook, kryeministri Rama e nisi me një lajm të mirë, siç janë rezultatet inkurajuese që kanë arritur 15-vjeçarët shqiptarë në Programin për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve. Gjithçka kanë arritur nxënësit për kryeministrin është rrjedhojë e reformave të thella në arsim, por sërish ai deklaroi të ishte i pakënaqur me arritjet.

Në këtë pikë, kryeministri sqaroi edhe deklaratat e një javë më parë kur tha se ishte i pakënaqur me punën e ministrave.

“Këtë javë morëm një lajm shumë të mirë për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër. Programi Ndërkombëtar i Vlerësimit të nxënësve PISA, është vlerësimi i njohur ndërkombtarisht mbi nivelin e përdorimit të komptencave matematikore, shkencore, gjuhësore të nxënësve 15-vjecarë”,- tha Rama ndërsa shtoi se me rezultatin e këtij viti Shqipëria ka lënë pas 21 vënde më të përparura.

Sikur të llogariteshin vetëm rezultatet e vajzave, Shqipëria do ishte në një pozicion edhe më të mirë. Do linim pas 24 vende, dihet lum kush ka vajza”,- vijoi ai.

Duke mos dashur ta quajë dobësi, kryeministri u tregua modest dhe tha: ““Disa u hodhën përpjetë dhe e komentuan shprehjen time të pakënaqësisë ndaj qeverisë si dobësi apo më keq akoma si dorëzim. Por në fakt e kundërta është e vërtetë. Unë kam qenë dhe do të mbetem deri ditën e fundit në këtë zyrë, i pa kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtoj. Sepse pavarësisht arritjeve në raport me atë pikë të halli ku u nisëm tre vjet më parë, pika ku dua dhe mund të mbërrijmë së bashku është ende larg”,- tha Rama, duke përmendur të gjitha problemet.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb