Daljeve të shumta publike gjatë ditës së sotme të kryeministrit Rama, iu shtua edhe kjo e fundit që duket të jetë qershia mbi tortë.

Pas mitingut në Cërrik, komunikimit javor për qytetarët dhe pranisë në një iftar të zhvilluar në Elbasan me besimtarët myslimanë, kreu i qeverisë u shfaq në një dasëm në qytetin e Elbasanit duke surprizuar çiftin që martohet.

Video u postua nga vetë kryeministri Edi Rama në Facebook, ku ai takohet dhe bën fotografi me dasmorët.

Në pamjet filmike duket edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb