Besart Berisha vazhdon të shkëlqejë në Australi. Sulmuesi nga Prishtina shënoi edhe sot në fitoren 2-1 të Melburn Viktorit ndaj Adelaide Junajtid në javën e 21-të të A-Ligës.

31-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës dyfishoi epërsinë e vendasve tetë minuta para fundit me një goditje mjeshtërore, pasi Marko Rohas e kishte zhbllokuar ndeshjen në të 66-n.

Miqve nuk u mjaftoi goli i Tarek Elrih në fundin e lojës dhe kështu formacioni nga Melburni siguron trepikëshin e radhës që e mban në -8 nga Sidnei kryesues.

Ndërkaq, ky është finalizimi i 17-të sezonal për Berishën, i cili udhëheq i vetëm klasifikimin e shënuesve. Sulmuesi hyn në historinë e Viktorit si lojtari i dytë që arrin kuotën e 50 golave në kampionat, së bashku me legjendën Arçi Tompson. /Panorama Sport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb