Images de la fusillade au Bataclan by lemondefr

Kjo është videoja më e fundit e mbërritur nga masakra e Bataclan-it, ku më shumë se 100 persona mbetën të vrarë pas sulmit terrorist. Tre persona të armatosur hapën zjarr nga pushkët automatike në një sallë koncertesh në Paris, para se të merrnin peng një numër pjesëmarrësish.

Më shumë se një mijë veta po merrnin pjesë në koncertin e një grupi muzikor amerikan në sallën Bataclan. Një numër i pjesëmarrësve arritën të ikin gjatë të shtënave. Në video shihet se si të pranishmit në një koncert të muzikës rock, aty ku ndodhi masakra më e rëndë, arratisen, duke tërhequr me aq sa munden trupat e të plagosurve dhe të vdekurve.

Këto pamje nuk kanë nevojë për shumë koment. Videoja tronditëse është regjistruar nga gazetari francez, Daniel Psenny.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb