TIRANE – Vitamina K është një lëndë ushqyese esenciale që parandalon osteoporozën dhe mbron kundër sëmundjeve të zemrës. Kjo lëndë ushqyese është gjithashtu shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe forcimin e kockave. Mund ta merrni vitaminën K nga ushqime të caktuara, edhe pse 2/3 e njerëzve nuk e marrin sasinë e rekomanduar çdo ditë (90 mikrogramë për gratë dhe 120 mikrogramë për burrat).
Konsumoni më shumë perime të gjelbra
Mami kishte të drejtë: Spinaqi është i mirë për ju. Kjo gjethe jeshile dhe të tjera, si kale apo lakra, kryesojnë listën kur bëhet fjalë për vitaminën K. Kale i gatuar është burimi më i mirë i vitaminës K, ku përmban 550 mikrogramë vetëm një gjysmë kupë. Mund t’i konsumoni në sallatë ose smoothie.
Provoni perime të tjera
Perimet janë burimi më i mirë i vitaminës K. Lakrat bruksele dhe brokoli janë të pasura me vitaminë K, ku sigurojnë 110 deri 150 mikrogramë në vetëm një gjysmë kupë. Perime të tjera të mira janë preshi, lakra jeshile, shpargu, okra, majdanozi.
Konsumoni mollë
Frutat nuk janë edhe aq të pasur në vitaminë K, megjithatë ka edhe përjashtime. Hani mollë jeshil dhe sapo shtuat 60 mikrogramë në ditën tuaj. Me një gjysmë kupë kumbulla të thara do të shtoni edhe 50 mikrogramë të tjerë. Boronicat (14 mikrogramë/gjysmë kupë) dhe rrushi (11 mikrogramë/gjysmë kupë) kanë më pak vitaminë K megjithatë janë më të lehtë për t’u përfshirë në dietë shkruan Shendeti.
Mos harroni frutat e thata
Ato janë të pasur me proteina, fibra, yndyra të shëndetshme dhe lëndë të tjera kyçe që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë zemrën. Fistikët, frutat e thata të përziera dhe arrat sidomos janë më të pasura me vitaminë K.
Menuja duhet të përmbajë patjetër peshk
Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandojnë të konsumoni peshk, si salmon, të paktën dy herë në javë. Peshku është i pasur me yndyra të shëndetshme dhe minerale që ulin tensionin e gjakut dhe parandalojnë atakun në zemër dhe goditjen në tru. Salmoni i gatuar dhe karkaleci kanë më pak vitaminë K, ndërsa peshku tuna përmban 37 mikrogramë për një racion me 85 gramë.
Pini lëngje
Jeni me nxitim? Pini lëng frutash dhe perimesh. Një gotë me lëng karotash ju siguron rreth 30 mikrogramë vitaminë K. Nuk ju pëlqejnë karotat? Provoni lëngun e shegës. Me të njëjtën sasi do të merrni sërish 28 mikrogramë vitaminë K. Disa lëngje janë të fortifikuara me vitaminë K. Gjithsesi, kontrolloni etiketat që të jeni të sigurt.
Nuk është i sigurt për këdo
Efektet anësore nga marrja e vitaminës K zakonisht janë të rralla. Megjithatë, disa ilaçe mund të ndërhyjnë tek efektet e vitaminës K. Këtu bëjnë pjesë edhe aspirina, antibiotikët, hollues gjaku, ilaçet për kancerin, kolesterolin e lartë etj.
Rreziqe: Nuk duhet të përdorni suplemente të vitaminës K vetëm nëse jua rekomandon mjeku. Njerëzit me probleme në zemër, mpiksje të gjakut dhe gjendje të tjera duhet të bëjnë kujdes me ushqimet e pasura me vitaminë K.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: