VLORE– I konsideruar si qyteti i palmave, rreth 200 të tilla u mbollën në Vlorë për t’i dhënë hijeshi shëtitores së Lungomares. Palmat e llojit “Uashingtoni”, i shtohen hapësirës së shëtitores së re buzë detit.

Kreu i bashkisë së Vlorës u shpreh se, me pemën që simbolizon imazhin mesdhetar të qytetit, jo vetëm plotësohet një prej dimensioneve dekorative të traditës, por krijohet edhe një element spikatës në ansamblin e gjelbërimit gjithëvjetor të qytetit.

Palmat me një lartësi mbi 8 metra do të hijeshojnë jo vetëm segmentin nga Skela deri tek ish-Akademia e Marinës, por do të zëvendësojnë edhe pemët e dëmtuara.

Punimet në Lungomare pritet të përfundojnë në muajin Maj dhe shëtitorja e re do jetë gati për sezonin turistik.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: