VLORE – Një mësuese letërsie në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë, ka mbajtur një fjalim kërcënues përpara nxënësve të saj në klasë, të cilëve u ka kërkuar të bëjnë kujdes kur përmendin emrin e saj.

Në faqen “Jeta osh Qef” është publikuar një video, ku mësuesja dëgjohet teksa u thotë nxënësve: “Ju bëj atë që s’ua pret mendja”.

Nuk dihet ende se çfarë e ka nxehur kaq shumë mësuesen, por çfarëdo të ketë ndodhur, një komunikim i tillë me nxënësit është i papranueshëm.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb