Vlorë, policia ka gjetur një mjet të djegur tip ‘Jeep’ i cili dyshohet të jetë përdorur në vrasjen e dy personave mbrëmjen e së dielës në Vlorë.

Mjeti me targë AA 210 FS është gjetur i djegur dhe i braktisur në rrugën e fshatit Alikok pranë varrezave.

Sipas policisë së Vlorës, ka dyshime të forta që mjeti është përdorur nga autorët e ngjarjes në lagjen ‘Partizani’ ku mbetën të vdekur dy persona.

Nga të dhënat policore rezulton se mjeti tip ‘Jeep’ me targë AA 210 FS është vjedhur para 2 muajsh në qytetin e Fierit.

Mbrëmjen e së dielës në Vlorë mbeten të vdekur dy persona të cilët ishin në një lloto. Të vdekur mbetën Ilir Deromemaj dhe Dhimitër Cami. Nga të dhënat e para një person ka qëlluar me breshëri automatiku në brendësi të llotos.

Dyshohet se në shenjëstër të autorit ka qenë Ilir Deromemaj pasi 45-vjeçari kishte vrarë në vitin 1998 shtetasin Lame Gockaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb