KOSOVE- Një e moshuar është gjetur e pajetë, pasi është masakruar me thikë në Shtërpcë. Sipas mediave kosovare, viktima, Draginja Nikolceviç 91 vjeçe, është gjetur në banesën e saj nga fqinjët.

Burime nga Policia e Kosovës bënë të ditur se autore e krimit dyshohet të jetë 28-vjeçarja me iniciale N.N, serbe me vendbanim në Beograd. Të njëjtat burime thanë se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt pronësie mes viktimës dhe të resë. Ndërkohë, pas arrestimit, 28-vjeçarja ka pranuar krimin. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Komunikata e policisë:
“Sot rreth orës 09:20, Policia ka marrë informatën nga fqinjët se një grua e moshuar është e shtrirë në hyrje të shtëpisë së saj në Shtërpcë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë. Viktima D. N.(femër, serbe. Kosovare) e moshës 91-vjeçare, e cila ishte duke jetuar në shtëpinë e saj e vetme, sipas raporteve të para, ishte qëlluar me mjet të fortë (thikë) në qafë dhe kokë.

Në vendin e ngjarjes kan dalur edhe Kryeprokurori dhe Prokurori i Shtetit –Prokuroria Themelore Ferizaj dhe me urdhër të tyre trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Policia ka marrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin dhe pas një kohe ka arrestuar si të dyshuar N.N.(femër,serbe) 28 vjeçare, me banim në Beograd,përndryshe familjare e viktimës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy mjete të mprehta(thika) me të cilat dyshohet se është kryer vepra,dorëzat plastike , si dhe prova tjera të cilat janë gjetur në trupin dhe rrobet e të dyshuarës të cilat e ndërlidhin me vendin e krimit. Gjatë itervistës preliminare, e dyshuara ka pranuar në tërësi veprën e kryer. Si motiv,e dyshuara ka cekur problemet pronësore lidhur me një patundshëri. Me urdhër të Prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë,deri në kompletimin e lëndës”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb