Reagimi i parë pas përfundimit të ndeshjes ka ardhur nga Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili ndoqi ndeshjen nga Beogradi. Me një postim në Twitter sapo përfundoi ndeshja, Vucic përgëzoi ekipin e Serbisë për fitoren, të cilën e quajti fitore të rëndësishme.

“Urime për futbollin tonë, e meritoi fitoren dhe një lojë e ndershme që tregoi ndeshja sonte”, Kryeministri i Serbisë Vuçiç në Twitter.

Pas tij ka reaguar edhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili pavarësisht humbjes me Serbinë, nuk i ka humbur shpresat për Shqipërinë në Euro 2016.

“Barazimi do qe më i drejtë po ky është futbolli. Sot lojtari më i mirë ishte publiku fantastik kuqezi. Nesër ditë e re ëndrra vijon në Armeni!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: