Në hartimin e dosjes së dorëzuar në gjykatë për grupin kriminal të Vlorës, prokurorët u janë referuar përgjimeve që u janë bërë krerëve të organizatës. Sipas hetuesve, nga përgjimet rezulton se kryetar i grupit është shtetasi Taulant Haxhiraj, ndërkohë që bashkëpunëtor i tij është edhe Renato Avduli, një oficer policie që garantonte mbrojtjen e parcelave të drogës në zonën e Treblovës.

Ja dhe disa nga përgjimet e realizuara nga hetuesit, ku del në pah bashkëpunimi mes Haxhirajt dhe oficerit të policisë, pas disa incidenteve të regjistruara në zonën me parcela.

Taulant Haxhiraj: Vajta qëparë këtu dhe dëgjova bam bum, si luftë o vëlla.

Renato Avduli: Nuk janë nga tanët, vëlla.

Taulant Haxhiraj: Edhe dje na bënë zhurmë. Bam Bum këtu dhe ua kthyem edhe ne përgjigjjen.

Renato Avduli: Thuaju atyre të mos bëjnë zhurmë, nuk dua zhurmë aty. As nga krahët, as nga këmbët. Fare! Në mënyrë të koduar shefi i grupit flet për persona të tjerë që janë ende nën hetim. Biseda kryhet pak përpara operacionit.

Taulant Haxhiraj: Fola edhe me atë djalin e dajos. Tha ‘hajde takojmë shokun’. Se ça do më thoshte vëllai, vajtët njëherë atje?

Shkëlqim Koçiaj: Tani po vemi.

Taulant Haxhiraj: Ikni, shpëtoni ç’të shpëtoni. Pas operacionit në parcela, kreu i grupit shprehet i shqetësuar për tradhtinë që i ishte bërë.

Marjus Barjami: Kush e bëri gjithë këtë o vëlla?

Taulant Haxhiraj: Jo ata nga Vlora, vëlla. S’kanë lidhje me Vlorën, janë tiransa ata të dy.

Marjus Barjami: Mirë o vëlla, po kush kush ka folur nga Tirana?

Taulant Haxhiraj: Nuk e gjej dot tani vëlla, ik se nuk e gjej dot tani./tch

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb