Pas hedhjes së shortit të Europa League, skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Përveç skuadrave të futbollit shqiptar Skënderbeu, Tirana dhe Partizani, do të marrin pjesë dhe Shkëndija e Tetovës në Maqedoni dhe Prishtina e Kosovës.

Përkatësisht Shkëndijes i ra të ndeshet me Dacia Kishinjev të Moldavisë, ndërsa Prishtinës me Norkopingun e Suedisë.

 

Dacia Kishinjev (Moldavi) – Shkëndija Tetovë (Maqedoni)

shorti liga e europes3

IFK Norkoping (Suedi) – Prishtina (Kosovë)

shorti liga e europes4

Ekipi i parë që ka mësuar kundërshtarin është Tirana që do të përballet me Maccabi Tel Aviv. Ndërsa Partizani me  Botev Plovdiv (Bullgari)

Skënderbeu ka pasur fat në short, pasi do të përballet me Sant Julia të Andorrës. Skënderbeu përfundoi kampionatin shqiptar në vend të tretë.

Një orë më parë është hedhur sot në orën 12:00 në Nion të Zvicrës shorti i fazës së dytë kualifikuese të Ligës së Kampioneve ku ekipi kampion i Shqipërisë, Kukësi, ka mësuar rivalin e tij, Sherif Tiraspol të Moldavisë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb