TIRANE- Për socialistët parashikohet që sot të kenë një axhendë të mbushur me aktivitete.

Kështu, para pak fillimit të seancës, Kryesia e PS-së do të mblidhet në selinë rozë, për të vendosur kështu edhe emrat e kryetarëve të komisioneve.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili ka mbërritur në selinë rozë. I pari që ka shkuar në PS ka qenë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. Balla pritet të propozojë 5 emrat e kryetareve të Komisioneve dhe nënkryetarit socialist të Kuvendit. Propozimet pritet t’i bëhen të ditur edhe grupit parlamentar në orën 9:30. Emrat pritet të votohen në seancën parlamentare të orës 11:00

Burime për ‘BalkanWeb’ konfirmuan dje se gjatë mbledhjes së kryeparlamentarit Gramoz Ruçi me krerët e grupeve parlamentare të tre partive kryesore, u vendos që Kuvendi të mblidhej në seancë plenare në orën 11:00.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: