Partia Socialiste ka propozuar emrat për anëtarët e saj në Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin. Erion Braçe është emri i propozuar nga PS, për të qenë kryetar i Komisionit.

Ndërsa emrat e tjerë për anëtarë të Komisionit janë Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj.

Më datë 11 prill, në parlament u miratua me 73 vota pro dhe 7 kundër ngritja e Komisionit për Dezinformimin. Një pjesë e konsiderueshme e opozitës nuk ka marrë pjesë në këtë votim. Ky komision i posaçëm do të angazhojë anëtarë nga 4 komisioneve të tjera parlamentare, Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimi.

Anëtarët e propozuar nga PS për Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin

###

Erion Braçe (kryetar komisioni)

Bledi Çuçi

Mimi Kodheli

Pandeli Majko

Enslemvera Zake

Etilda Gjonaj

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb