Kandidati për President në Francë Emmanuel Macron ishte shumë më impresiv se rivalja e tij Marine Le Pen në debatin final televiziv mbrëmjen e kaluar, sipas një sondazhi shikueshmërie.

Kandidatët shkëmbyen fyerje dhe ofendime për më shumë se dy orë, duke diskutuar mbi terrorizmin, ekonominë dhe Europën, shkruan BBC. Sipas transmetuesit francez BFMTV votuesit u bindën më shumë nga Macron se sa Le Pen në shumicën e kategorive për të cilat u diskutua. Ai ishte “më bindësi” sipas opinionit publik për 63% të shikuesve.

Le Pen sulmoi rivalin e saj për sfondin ekonomik dhe qeveritar duke e akuzuar atë se ishte “kandidati i globalizimit të egër” dhe tha se versioni i tij për Francën ishte ta “kthente në një dhomë tregtie, ku çdo njeri duhet të luftojë për veten”.

Nga ana tjetër, Macron tha se liderja e Frontit Kombëtar gënjente hapur, nuk propozonte asgjë dhe sipas tij i ekzagjeronte shqetësimet e publikut. Madje ai tha në debatin presidencial se terroristët e duan kundërshtaren e tij, Marie Le Pen. Ai citoi një islamist të ketë thënë se zgjedhja e Le Pen do të ishte dhuratë për lëvizjen e tyre sepse ndarja do të çonte në “luftë civile” në Francë. “Le Pen po bien në “kurthin e urrejtjes. Ky vend nuk është i rëndësishëm për ju, ju nuk keni projekt”, tha Macron.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb