Zinedin Zidan, trajneri i Realit të Madridit është shçrehur i lumtur pas fitores 1-2 ndaj Bajernit në Gjermani. Por ai është i ndërgjegjshëm se për të marrë fitoren 2-1 ndaj Bajern Mynih, Real Madridit i është dashur që të vuajë përballë skuadrës vendase dhe se asgjë nuk është mbyllur ende.

“Ky është futbolli, kishim shumë shanse ashtu si ata, por në fund ne shënuam. Duhet të jemi të lumtur për atë që bëmë në një fushë të vështirë. Vuajtëm, por në fund rëndësi ka që morëm një rezultat të rëndësishëm. Isko u dëmtua, por Asensio luajti mirë dhe shënoi golin e dytë. Të gjithë çunat luajtën mirë në përgjithësi” – deklaroi Zidan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb