Një histori jo e zakonshme mes dy njerëzve që vijnë nga vende të ndryshme por edhe me një diferencë të madhe moshe. Barbara Schwager, 57 vjeçe dhe ish-azilkërkuesi Nadeem Akram, 27 vjeç jetojnë së bashku në një shtëpi, vetëm se tashmë ata kanë lidhur kurorëzim me rregullat islame dhe 57-vjeçarja mbante mbulesën islame.

Gjithsesi ata akoma nuk kanë certifikatë nga gjendja civile. 57-vjeçarja akuzohet se kishte trafikuar 27-vjeçarin dhe më pas kishin rënë në dashuri. Tashmë ata jetojnë të martuar në Bella Italia dhe kanë të drejtë pune, shkruan albinfo, ch.

Fillimisht nuk kanë të ardhme në Zvicër. Megjithatë, përkundër që 57-vjeçarja është zvicerane dhe përkundër që Nadeem kishte aplikuar për azil në Thurgau, hë për hë atyre u mohohet vendqëndrimi në Zvicër.

Madje Schwager kërcënohet me burg, pasi të dashurin e saj e solli ilegalisht në Thurgau. Ëndrra për një jetë të përbashkët në vendin helvet është pamundësuar përpara tetë muajve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb