Gruaja më e moshuar në qytetin e Peqinit Xhemile Vogli, është ndarë dje nga jeta në moshën 107-vjeçare.

Ajo ishte e mbijetuara e vetme më e moshuar në Bashkinë e Peqinit e lindur në shekullin e 20 -të dhe humbi jetën në shtëpi këtë fundjavë.

107-vjeçarja ishte nënë e 8 fëmijëve dhe gjyshe e dhjetëra nipërve dhe mbesave. Po ashtu e moshuara ishte madje ishte bërë disa herë stërgjyshe. Xhemile Vogli do të mbahet mënd nga të gjithë jo vetëm për faktin që ishte një nga gratë më të moshuar të Peqinit, por edhe si një nga gratë që nuk iu nda punës në tezgjah deri 95 vjeçe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb