Trajneri i përfaqësueses zvicerane, Vladimir Petkoviç, nuk ka ftuar Albian Ajetin për ndeshjen zyrtare që kjo Kombëtare do të zhvillojë kundër Ishujve Faroe ditën e premte.

Sulmuesi, vëllai i vogël i Arlind Ajetit, përflitej se do të ishte përforcimi shqiptar i radhës për kombëtaren zvicerane, por me sa duket plani nuk ka shkuar siç mendohej dhe futbollisti nuk është grumbulluar as për miqësoren me Bjellorusinë që u zhvillua dy ditë më parë, dhe as për këtë ndeshje zyrtare.

Ndërkaq, pasi e “dogji” në pjesën e dytë të miqësores me Bjellorusinë, Petkoviç ka vendosur që të kthejë në shtëpi Florent Hadërgjonajn. Mbrojtësi, i cili deklaroi pak ditë më parë se ëndërronte të bëhej si Behrami për Zvicrën, nuk është pjesë e 23-shes që do të luajë kundër Ishujve Faroe./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: