Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah është votuar lojtari më i mirë i vitit në Premier League për sezonin 2017/18. Ai ka siguruar më shumë vota nga lojtarët e tjerë. Çmimi votohet nga lojtarët e 92 ekipeve profesioniste të Anglisë.
378024_TS_22-04-18_8340988775_
Ai ka mposhtur konkurrencën e David Silva, Kevin De Bruyne dhe Leroy Sane të Manchester City, Harry Kane të Tottenham dhe David de Gea që luan me Manchester United.

Megjithëse De Bruyne ka luajtur një sezon madhështor, duke fituar Premier League me Qytetarët, ai nuk arriti të mposhte Salah për çmimin më prestigjioz të kampionatit anglez.

Ejiptiani ka shkëlqyer në vitin e tij të parë te Liverpool duke shënuar 31 gola në kampionat, një rekord që mund të thyhet duke parë që janë edhe katër ndeshje për t’u luajtur.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb