TIRANE- Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, do të vizitojë këtë javë Shqipërinë. Bëhet me dije se Mogherini vjen në Tiranë mbrëmjen e nesërme.

Sipas informacioneve, mësohet se Mogherini do të takohet me Ramën nesër në orën 19:00, ndërsa pas takimit do të ketë dhe një konferencë të përbashkët. Ndërkohë, ditën e premte zyrtarja e lartë e BE do të takohet me presidentin Nishani dhe ministrin Bushati si dhe me kryetar të partive të ndryshme politike.

Mogherini pritet të përcjellë kërkesën për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht realizimin e reformës në drejtësi, me qëllim që Shqipëria të mund të marrë një datë për hapjen e negociatave.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb