TIRANE – Pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha për zonat me kanabis në grykën e Sopotit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikon disa fotografi aktuale të zonës që sipas Berishës është mbjellë me bimë narkotike. Sipas ministrit Tahiri, Berisha shpif pa hesap dhe ngre akuza për drogën e kohës së tij.

“Foto 1, Gryka e Sopotit plot kanabis, në kohën e Saliut (më akuzoi se është droga ime). Fotot e tjera, realiteti sot. Ja gënjeshtrat e SHQUP-it. Këta shpifin pa hesap. Por është mjaftueshëm për të kuptuar përpjekjen e tyre për të na penguar me çdolloj akuze e shpifje. Eshtë mjaftueshëm për të kuptuar ku ndahet e shkuara nga e tashmja. Për të kuptuar çkemi lënë pas e çkemi arritur. Mjaftueshëm për të kuptuar ku nuk duhet të kthehemi e sa duhet të punojmë për të ardhmen e gjeneratës tjetër. ‪#‎policiaqeduam‬”- shkruan ministri Tahiri në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb