VLORE– I akuzuar një ditë më parë nga vajza e tij 17-vjeçare për përdhunim, Vait Çinaj u vetëdorëzua pasditen e sotme në Policinë e Vlorës. 41-vjeçari u shpall në kërkim pas denoncimit të bërë nga vajza e tij me inicialet Xh.Ç, e cila ka kallëzuar në polici se babai i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me të, rreth 5-6 muaj më parë.

Sipas 17-vjeçares, ajo ishte shtatzënë si pasojë e këtij abuzimi, dhe u detyrua të abortojë në maternitetin e Vlorës, pasi fetusi 21-javësh ishte i deformuar.

17-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa nëna e saj ka rrëfyer për situatën në familje dhe peripecitë që çuan vajzës deri në abort.

Pavarësisht akuzave, babai i 17-vjeçares është shprehur para uniformave blu të Vlorës dhe është i pafajshëm.

41-vjeçari Vait Çinaj akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, por do të jetë analiza e ADN dhe hetimet e mëtejshme ato që do të hedhin dritë mbi ngjarjen.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb