ITALI- Guardia di Finanza e Trentos ka sekuestruar një kilogram kokainë në Bolzano, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se shqiptarët jetonin në Bolzano, ndërsa njëri prej tyre kishte thyer edhe urdhrin e arrestit shtëpiak.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet, u kapën teksa udhëtonin me një automjet, ndërsa policia nisi kontrollet edhe me qen antidrogë.

‘Ansa’ shkruan se gjatë kontrollit në sediljen e pasagjerit, u gjet sasia e drogës. Sakaq, në shtëpinë e tyre u gjetën edhe pajisje që shërbenin për paketimin e drogës. Ndërkohë, dy korrierët e drogës ndodhen në paraburgimin e Bolzanos, ndërsa akuzohen për trafik droge.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb