FIER-Pamjet e frikshme vijnë nga aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në aksin Levan-Fier, ku dy mjete u përplasën me njëri-tjetrin.

Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ video nga momenti pas aksidentit, ku shihen dy mjetet tip ‘Benz’ me targa TR 8256S dhe GJ 5956A.

Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i një prej mjeteve.

Po ashtu mësohet se drejtuesi i mjetit TR 8256S ka mbetur i plagosur, ndërsa është nisur drejt Tiranës. Aksidenti, përveç dëmeve të mëdha materiale solli edhe bllokim të trafikut.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: