Andres Iniesta zgjodhi kampionatin japonez si ligën ideale për t’u ‘pensionuar’, por me atë që po tregon në fushë ai po bën komplet të kundërtën.

Vetëm një javë më parë në ndeshjen kundër Jubilo Iwata mesfushori mahniti Japoninë duke realizuar një gol plot klas që tregonte më së miri llojin e lojtarit që ai është.

Gjithsesi Iniesta nuk është ndalur me kaq. Edhe në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Sanfreece 34-vjeçari falë një ‘predhe’ i hoqi merimangat portës kundërshtare.

Në Japoni ende nuk po e besojnë se çfarë lojtari po luan në kampionatin e tyre.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb