Real Madrid ka prezantuar sot futbollistin më të ri të saj, Vinicius Junior. Braziliani që vetëm para kap ditësh mbushi 18-vjeç u ble sezonin e kaluar te Flamengo, por për shkak të moshës u la i huazuar edhe për 1 vit.

Për shërbimet e tij ‘galaktikët’ kanë paguar 45 mln euro dhe për këtë arsye presidenti Fiorentino Perez tha sot në konferencën për shtyp se pret shumë prej tij. Ndërkohë për transferimin në Spanjë vetë futbollisti deklaroi:

“Faleminderit që jeni këtu. Kjo është mundësia më e mirë që ka një lojtar futbolli. Do të sakrifikoj shumë për të vërtetuar që e meritoj këtë mundësi. Sakrifica nuk është diçka e re për mua. Vij nga një familje shumë e thjesht, për të cilën jam shumë krenar për atë çfarë ka bërë për mua dhe për vlerat që më kanë mësuar.

Tani kam mundësin të vij në klubin më të mirë të futbollit, në Real Madrid. Me moshën time do t’i tregojë misterit dhe shokëve të mi që jam i përgatitur për të luajtur. Do të tregoj dhe të mësoj gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur. E di që përshtatja nuk do të jetë e lehtë, por jam i përgatitur për të bërë çfarë të jetë e nevojshme.

Falënderojë shumë presidentin Florentino Perez dhe drejtuesit e Real Madrid që besuan në futbollin tim. Së fundmi, falënderoj familjen time për gjithçka që kanë bërë për mua dhe ëndrrën time. Nuk do t’iu zhgënjej kurrë. Zgjodha mes shumë ekipesh ekipin e Real Madrid më të mirin në botë. Shpresojë të jem këtu për shumë vite. Jemi Real Madrid dhe gjithmonë do të duan më shumë. Hala Madrid.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb