Ka përfunduar takimi mes Real Madridit dhe Atletico Madridit për Superkupën e Europës e cila u zhvillua në Talin të Estonisë. Atletiko e Madridit është fitues e trofeut. Ekipi i Simeones ka fituar me rezultatin e 4-2 duke i dhënë fund dominimit të Real Madrid në Europë.
Për Atleticon shënuan Diago Costa 1′, 78′, Saul Niguez 98′ dhe Koke në minutën e 104′. Për Realin shënuan Benzema 37′ dhe Ramos 62′.

U desh të luheshin edhe shtesat me nga 15 minuta secila për të zbuluar emrin e fituesit të kësaj finaleja pasi rezultati brenda kohës së rregullt përfundoi në barazim 2-2.

Serinë e golave e hapi Diego Costa me një gol të bukur vetëm 50 sekonda pasi kishte filluar ndeshja.
Më pas Reali dominoi ndeshjen deri në shënimin e golit të barazimit në minutën e 27-të nga Karim Benzema.

Fituesit e Ligës së Kampionëve arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 63-të, ku  penalltinë  e  shkaktuar nga Godin e shndërroi në gol Ramos.

Atletico arriti të barazoj rezultatin në minutën e 79-të me golin e dytë të Diego Costas që e dërgoi ndeshjen në shtesë.

Në kohën shtesë, Atletico luajti  më  mirë dhe  arriti të shënoi  dy gola.

Saul fillimisht kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 98-të me një goditje shumë të bukur.
Në minutën e 108-të Koke shënoi golin e nokautit dhe të fundit të kësaj finaleje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb