TIRANE– Në një kohë kur i pandehuri Fadil Kasemi mund të lirohet rreth 1 vit pas vrasjes së ish bashkëshortes së tij, gjyqtares Fidel Hafizi për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit si rezultat i ndryshimeve ligjore, avokati i Fadil Kasemit ka thënë se kjo çështje po paragjykohet.

Në një lidhje për emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, avokati Ilia Ilia tha se çështja është në proces dhe nuk ka drejtësi të mohuar.

“Po paragjykohet çështja sepse nuk ka drejtësi të mohuar, linçuar dhe të vonuar. Çështja është dërguar pranë Gjykatës dhe kanë ndodhur disa ndryshime në procedurën penale. Është drejtësia që duhet të japë dënimin. Shqetësimi i prindërve është për drejtësi të vonuar, por kjo nuk është e vërtetë sepse është në proces. Konceptimi se e ndjera është vrarë për shkak të detyrës është i gabuar.

Përsa i përket kujdestarisë së fëmijëve, drejtohuni atij prindit tjetër, të cilit nuk i është lejuar të takojë fëmijët e tij në mënyrën më të keqe të mundshme. Ndihmoni ato fëmijë dhe lidhini me familjarët e atij babai që e ka gjallë”- tha avokati.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb