Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar kërkesën e avokatit mbrojtës të autorit të dyshuar për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij në Gjakovë, duke lënë në paraburgim 43-vjeçarin. Mësohet avokati i Pjetër Nrecaj kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji. Ky i fundit ekzekutoi me kallashnikov më 7 gusht gruan dhe vajzën 10 vjeçe në Gjakovë.

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 10.08.2018.

Jetër Nrecaj po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprat penale “Vrasje e rendë” nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 dhe 1.11, si dhe veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, i të njëjtit kod. Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës së parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb