Ka përfunduar shpejt takimi Thaçi-Vuçiç në Bruksel që është ndërmjetësuar nga Federica Mogherini, në kuadër të fazës së fundit të dialogut.

Pas takimit, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u pyet se a do ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës.

Vuçiç është përgjigjur se gjithmonë i bëhet kjo pyetje, por ka theksuar se zgjidhja nuk është afër.
“Gjithmonë ndodhem para kësaj pyetjeje, me atë se cila do të jetë zgjidhja e kompromisit. Kosova pret që ta njohim pavarësinë e saj, dhe si kompromis nuk ofron asgjë, pret vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse jemi të dyja palët barabar të pakënaqura, atëherë mund të themi se kemi arritur një zgjidhje të vërtetë kompromisi”, ka thënë Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: