Gjatë aksionit që po zhvillohet në veri të Kosovës, sipas burimeve, është arrestuar edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Zubin Potok, i cili është i nacionalitetit serb. Mirëpo, rreth 100 banorë serbë janë mbledhur dhe kanë bllokuar magjistralen drejt Mitrovicës duke e bërë të pamundur transportimin e tij. Rruga është bllokuar me automjete dhe kamionë.

Në lidhje me këtë ngjarje tashmë kanë reaguar zyrtarët më të lartë të vendit, por dhe të Serbisë. Policia e Kosovës sot ka filluar aksionin për ndalimin e kontrabandës. Nga ky aksion, janë arrestuar disa qytetarë dhe policë.

Ndërkohë të shtëna të vazhdueshme armësh zjarri janë dëgjohen në Zubin Potok dhe rrethinë. Krisma janë dëgjuar edhe në fshatrat Varage dhe Zupc ku janë tubuar qytetarët. Mësohet se policia ka arritur të thyej barrikadën dhe të vazhdojë në drejtim të Mitrovicës së bashku me të arrestuarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb