I ftuar në podcastin M’Kujto nga Çenkuela Hasa në Radio RASH në News24 poeti Albi Lushi tha se shoqëria është në kaos, ai ndaloj te përdorimi i fëmijëve nga prindërit në mediat sociale duke i bërë thirrje shtetit për të ndërhyrë.
“Nëse nuk është zgjedhje e fëmijës vetë, duhet të ndërhyjë patjetër ligji, ligji është rregullator i madh i jetës shoqërore. Rrjetet sociale si kanë gjëra pozitive kanë dhe anë negative.

Në rrjetet sociale sheh e dëgjon shumë mllef , mendoj këtë e bëjnë shoqëritë e varfëra. Ne kemi harruar disa fjalë si shoqëri, kemi harruar fjalën dinjitet, kemi harruar fjalën moral” – tha Lushi për Radio NEWS24.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: