Cunami shkatërrues që goditi rajonin e Azisë Juglindore, vrau mbi 230 mijë njerëz. Mijëra turistë filmuan pushimet e Krishtlindjeve më 26 dhjetor 2004, në Indonezi dhe Tajlandë. Por, pak prej tyre kishin menduar se do të xhironin një nga fatkeqësitë më të mëdha të kohëve moderne. Shumë xhirime amatore edhe sot dëshmojnë përmasat e dëmeve materiale dhe njerëzore të cunamit më të tmerrshëm në histori. Shumë prej njerëzve, deri në minutën e fundit kur ishte vonë për të ndërmarrë diçka për të shpëtuar, nuk e dinin se çfarë i priste. Në pamjet më poshtë ata që parandjenë rrezikun kur panë dallgët e mëdha ishin vetëm tajlandezët. Ata vraponin, kurse turistët ndiqnin me kuriozitet spektaklin natyror që do të rezultonte si një ndër katastrofat më të mëdha.

https://www.youtube.com/watch?v=1J8Feyr38Ss#t=222

https://www.youtube.com/watch?v=-5fKvN-RwKs

(d.b/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb