Bekim apo kërcënim, fakt është që Arabia Saudite nuk i ndahet yjeve të futbollit evropian. Klube saudite kanë “ankoruar” së fundmi në ishull, ku po tentojnë të rrëmbejnë disa nga lojtarët kryesorë në Angli. Telegraph shkruan se sauditët po monitorojnë nga pranë situatën e tre lojtarëve në Premier League, bëhet fjalë për dyshen e Man.United, Jadon Sancho dhe Bruno Fernandes dhe sulmuesin e Tottenham, Richarlison.

Sancho Fernandes
Sancho Fernandes

Situata është pak më ndryshe për Sancho-n pasi talenti anglez nuk bën pjesë në planet e Ten Hag. 23-vjeçari kërkohet edhe nga disa klube të tjera Evropiane si Juventus dhe B.Dortmund. Mbetet të shihet se kë do të zgjedhë, paratë e sauditëve apo opsionin për të konkurruar ende në nivele të larta. Diskutimi është ndryshe për kapitenin Bruno Fernandes, ekipeve saudite janë të gatshëm të investojnë jo pak, por 100 milionë euro për ta marrë nga “djajtë e kuq”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb