Një trofe, për më tepër FA Cup, nuk është kurrë mjaftueshëm për një ekip si Man.United. Tifozët e “djajve të kuq” mund të ngushëllohen vetëm me faktin që ky trofe erdhi përballë rivalëve të përjetshëm, Man.City, por për drejtuesit e klubit, ky ishte një sezon jo pozitiv pasi e mbyllën kampionatin në vendin e tetë, por falë suksesit në FA Cup do të luajnë në Europa League.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këto detaje e bëjnë të paqartë të ardhmen e Ten Hag, por vetë trajneri e ka marrë me qetësi pasi ka vendosur të shkojë në pushime. E ardhmja e teknikun holandez do të vendoset këtë javë, pikërisht gjatë kohës kur Ten Hag do të jetë në plazh. Detaje të tilla nuk mund t’i shpëtonin mediave angleze. Vetë trajneri i pyetur mbi këtë temë, për të ardhmen e tij, u shfaq i paqartë, por sigurisht u përpoq të mbrohej duke theksuar se këtë sezon ka qenë shumë i kushtëzuar nga dëmtimet:

Erik
Erik

“Mendoj se kritikat ndaj nesh shpesh kanë qenë të tepërta. Mund të bënim më mirë, por gjatë këtij viti kemi qenë të kushtëzuar nga dëmtimet e shumta. Kur erdha këtu gjeta një ekip të shkatërruar, tani jemi më të fortë, por sigurisht nuk mjafton për një ekip si Man.United. Unë nuk kam asnjë problem, nëse nuk më duan do të largohem, do të shkoj diku tjetër për të fituar trofe”, u shpreh Ten Hag.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: