TIRANE – Kur kërkon punë, mendon 100 gjëra dhe shpenzon një kohë të gjatë për çfarë do shkruash në curriculum,
çfarë do të flasësh gjatë bisedës direkte që do të kesh. Por është e vërtetë se duhet të reflektosh mirë për gjërat që do të bisedosh më pas me shefin, sepse mund t’i shumëzojë me zero CV-në dhe referencat e mëparshme që ke. Ja 11 shembuj me frazat që duhet t’i evitoni nga biseda me bosin tënd.
***
1. Puna më mërzit shumë. (As kolegëve dhe shefit jo e jo. Mund që kjo frazë të keqinterpretohet dhe ai të nisë të kërkojë një tjetër në vendin tënd.)
***
2. Do të të pëlqente një batutë argëtuese? (Mos u hiq i dashur apo argëtues në një situatë tensioni. Edhe nëse shefin e njeh mirë dhe e ke mik, në një situatë të tillë mund të të injorojë dhe të të lërë të bësh figurë të keqe. Bëj vetëm punën që të takon, por mos i jep sugjerime në situata kur ai është tepër me nerva.)
***
3. Është koha për të ikur? (Mos i jep kurrë përshtypjen se dëshiron të ndodhesh kudo por vetëm në punë jo. Edhe pse puna jote të mërzit, mundohu të përqendrohesh dhe jo të shohësh minutë pas minute orën. Kjo do ju dëmtonte rëndë.)
***
4. ‘Por’. (Për shembull: unë bëj punë grupi, por… Unë nuk lodhem kurrë, por… Atë ‘por’ hiqe nga fjalori. nëse ti bën punë në skuadër, nëse ti nuk lodhesh, pse duhet ta përdorësh atë ‘por’? Gabim, ai do të mendojë gjithmonë të kundërtën.)
***
5. Do ankohem… (Edhe pse e bën në emër të grupit ku punon, mos e shfaq si ankesë dhe në vetën e parë. Sepse shefi do e marrë si një iniciativë tënden dhe të mirëqenë që ti i nxjerr gjërat keq dhe të tjerët jo.)
***
6. Jam shumë i lodhur. (Askujt nuk i intereson të dijë se sa je lodhur. Çlodhu jashtë zyre, pune, nëse ke gjumë, pi një kafe, ose fli një gjysmë ore në makinë dhe rikthehu tërë energji në punë.)
***
7. E di më të fundit? (Mos i trego barsoleta, nuk e bëjnë për të qeshur. Mos bëj simpatikun me shefin. Humori është tepër personal dhe në fund vetëm sa do të ofendosh shefin apo do e vësh në siklet.)
***
8. Nuk do ta besosh dot se çfarë ka bërë burri/gruaja/shoku/shoqja ime. (Mbaje larg zyrës jetën tënde personale dhe mos jep detaje mbi atë çfarë ndodh në shtëpinë tuaj.)
***
9. Unë votoj për… (Bindjet politike mos i shfaq në punë, mbaji për vete, bëji muhabet me miq që nuk kanë lidhje me punën tënde. Sikur edhe pëlqimet t’i keni të njëjta, debati politik në punë shkakton vetëm probleme.)
***
10. E ke marrë vesh, ata të dy… (Thashethemi nuk i pëlqen askujt, aq më tepër shefit. Mos ndaj me të asgjë që ke dëgjuar për miq, kolege apo kolegë. Nëse nuk i mban dot? Bëji muhabete jashtë pune, por kurrë me shefin tënd, sepse ku i dihet, mund të jetë dhe ai i përfshirë.)
***
11. Jo jo, nuk mundem… (Ti punon, dhe shumë madje, por përdorimi i kësaj shprehjeje një herë të vetme lë shijë të keqe te shefi. Nëse ti e ke çuar punën tënde para deri diku dhe më pas thua, ‘jo, nuk mundem’, këtu bën gabimin e jetës tënde. Mos e përdor fjalën ‘jo’. Kërko diçka më alternative, si për shembull, kërko kohë për të përfunduar projektin e të tjera si këto, por jo fjalën ‘jo, nuk mundem’. Vetëm nëse e ke ndarë mendjen që do të ikësh nga ajo punë.)

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb