Sulmet intensive vazhduan në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol gjatë natës së të enjtes, tha një zyrtar.

“Deri më tani, nëse ka ferr në botë, ai është në Azovstal”, tha Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit të enjten në mëngjes.
“Ka granatime dhe sulme të pandërprera, madje edhe gjatë natës me rregullimin e zjarrit nga dronët. Në disa zona, armiqëtë janë përtej gardhit të uzinës”, tha ai, shkruan CNN.

Andriushchenko shtoi se zonat e banuara pranë uzinës “duhej të evakuoheshin urgjentisht vetë pa paralajmërim”.
“11 kilometrat e fundit katrorë (katër milje katrorë) të lirisë në Mariupol janë kthyer në ferr”, tha ai.

Luftëtarët brenda uzinës thanë të mërkurën se forcat ruse kishin thyer perimetrin e saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: