11 klube të në Itali po hetohen për transferime të dyshimta, duke përfshirë Juventusin dhe Napolin. Do të kenë 15 ditë për të përgatitur raportet mbrojtëse. Dy emrat e mëdhenj të futbollit italian mund të dënohen me gjobë, përveç sanksioneve më të rënda nga UEFA.

Përveç Napolit dhe Juventusit, njoftimi nga Federata Italiane e Futbollit ka të bëjë edhe me Empolin, Sampdoria-n, Genoa-n, Pisa-n, Parma-n, Pro Vercelli-n, Pescara-n, Novara-n dhe Chievo-n, me këto dy klubet e fundit që nuk marrin më pjesë në kompeticion.

Tratativat kanë përfunduar nën objektivin e Prokurorisë, ku ka të bëjë me tre sezone sportive: 2018-2019, 2019-2020 dhe 2020-2021. Në total janë 62 transferime që po hetohen, 42 janë nga Juventusi. Sa i përket Napolit, operacioni Osimhen përfundoi nën “lupë” menjëherë.

Në tratativën që solli nigerianin nga Lille te Napoli, ishin katër lojtarë të të kaltërve që u larguan. Vlerësimi i përgjithshëm i katër lojtarëve ishte pak më shumë se 20 milionë euro, një kosto e konsideruar e tepërt për lojtarët e rinj, që nuk kapin as shifrën e 5 milionë eurove.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb