Mirlind Daku po rikthehet në nivelin e tij më të mirë, këtë herë “firmos” me një gol dhe një assit për ekipin e tij Rubin Kazan në sfidën kundër Zenit Shën Peterburg. “Bomberi” kuqezi ishte protagonist absolut në suksesin e pastër 0-2 që Rubin arriti në transfertë. Në minutën e 50-të, Daku me një goditje të saktë brenda në zonë dërgoi topin në cepin e portën duke kaluar ekipin e tij në avantazh. “Bomberi” kuqezi nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 67-të dhuroi assistin në golin e dytë që Rubin Kazan realizoi.

Ky nuk është sezoni më i mirë për Dakun në nivel personal, 6 gola dhe 3 assiste nuk janë shumë për një qendërsulmues, por forma e tij po vjen në rritje pikërisht përpara “Euro2024”, një lajm i shkëlqyer edhe për Sylvinho-n. “Nuk ka mbaruar me kaq”, reagoi Daku pas ndeshjes, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e tifozëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb