Në daljen e tij të fundit publike, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, deklaroi se “Arena Kombëtare” do të jetë gati për ndeshjen e 11 qershorit kundër Moldavisë, duke bërë kështu dhe inaugurimin zyrtar të impiantit më modern futbollistik në Shqipëri. Kjo deklaratë siç duket ka vënë nën presion kompaninë e ndërtimit, ndërsa ditë pas dite stadiumi i ri i kryeqytetit po merr formën e tij ideale.

Arena Kombetare
Arena Kombetare

Sot, në stadium ka nisur montimi i impiantit elektrik, që ndryshe nga stadiumet aktuale që janë të pajisura me to, nuk do të qëndrojë në 4 kolona, por do të vendoset në pjesën e sipërme të tribunave, çka do të lejojë që të ndriçohet çdo kënd i fushës.

Arena Kombetare 1
Arena Kombetare 1

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb