Me rritjen e rasteve të reja me Covid , situata e pandemisë në Gjermani vazhdon të përkeqësohet.

Instituti Robert Koch raportoi 235 viktima në 24 orë dhe mbi 50 infektime në vend.

“Situata është serioze dhe duhet trajtuar seriozisht”, kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Për shkak të përkeqësimit të pandemisë, ushtria synon që të mobilizojë 12,000 ushtarë deri në Krishtlindje për të ndihmuar në menaxhimin e emergjencës së COVID.

Nga ana tjetër revista gjermane Der Spiegel shkruan se përdorimi i ushtrisë do të shërbente si ndihmë edhe për spitalet, në mbështetje të fushatës së vaksinimit apo gjurmimit.

Kujtojmë se më herët, kancelarja Angela Merkel ka bërë thirrje për vaksinim sa më të shpejtë për menaxhuar pandeminë në gjatë ditëve të dimrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb