Kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, pohoi në emisionin “Sport Neës” në “Neës 24” se në zgjedhjet e sotme në Shoqatën Rajonale të Tiranës, papritmas, janë shtuar 15 delegatë.

“Sot është bërë një mashtrim shumë i shëmtuar. Në këtë mbledhje befas janë zbuluar 15 njerëz që nuk kanë lidhje me këtë ambient. Për shembull ishte një shoqatë me një person Dario Mehmetllari, pronari i shoqatës nuk e njeh.

Një personazh tjetër është Ajson Lala, nuk ka asnjë lidhje me futbollin, apo Albi Masha. I kontrollon dhe i sheh që nuk kanë asnjë lidhje, kanë ardhur të bëjnë përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve, se në një shoqatë si e Tiranës, unë kam marrë listë në gjykatë” – theksoi Shakohoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb