Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dhënë një tjetër mesazh për krizën politike.

Meta shkruan në “Facebook” se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet, pasi sipas tij, pa zgjedhje nuk ka demokraci, as drejtësi të pavarur dhe as ndëshkim të politikanëve.

Më tej, Kreu i Shtetit thekson se moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Meta iu ka kujtuar sërish krerëve të politikës shqiptare 18 tetorin, ditën kur Shqipëria pritet të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave.

“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.

Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë?? me Bashkimin Europian??, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik. 18 tetori po afron!”, shkruan Meta.

Metaa
Metaa

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb